Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, Javier Hernandez, ka ofruar të luajë ‘falas’ për klubin nëse do të kthehet ndonjëherë në Old Trafford.
Hernandez, 34-vjeçar, shijoi një periudhë pesëvjeçare te Djajtë e Kuq nën urdhrat e trajnerit legjendar Sir Alex Ferguson.
Ai shënoi 59 gola në të gjitha garat, duke i ndihmuar Unitedin të fitojë dy tituj të Ligës Premier.
Dhe klubi ka qartazi një vend të veçantë në zemrën e tij pasi lojtari i njohur si ‘Chicharito’ këmbëngul se do të luante falas nëse do të kthehej në United.
“Nëse United do të vinte për mua, atëherë unë do të thosha ‘po, do të luaj falas”. Sigurisht, ju e dini, unë do ta bëja këtë”, ka thënë fillimisht Chicharito për The Mirror.
“Por, unë gjithashtu dua të jem shumë i respektueshëm për klubin tim. Unë luaj shumë vazhdimisht dhe në mendjen time, bindja ime është e gjitha për të fituar një kampionat me LA Galaxy”.
“Në të ardhmen, nëse gjërat ndodhin, atëherë ato ndodhin – por në mendjen time unë jam 100 për qind me LA”, përfundoi meksikani. /Telegrafi/