Telegrafi

Ish-sulmuesi i Barcelonës i ofrohet Chapecoenses (Foto)

Skuadra braziliane, Chapecoense pritet të bëhet me një futbollist evropian.

Fjala është për sulmuesin islandez, Eidur Gudjonsen i cili iu ka vet ofruar klubit brazilian.

Gujdonsen ka shkruar në rrjetin social ‘Twitter’, se do të dëshironte të luante përsëri me Ronaldinhon me një skuadër.

“Me gjithë respektin, do të doja të luaja për Chapecoensen nëse ata kanë nevojë për mua. Do të doja të luaja sërish me Ronaldinhon”, ka shkruar Gudjonsen.  

Islandezi së fundmi ka qenë pjesë e kampionatit të Indisë tek skuadra Pune City.

38-vjeçari kishte luajtur për dy vite së bashku me legjendën braziliane Ronaldinho në Barcelonë.

Gudjonsen më parë ka luajtur për skuadra të ndryshme evropiane si Monaco, Bolton, Chelsean, PSV Eindhoven, Club Brugge, Stoke City, Fulham e AEK. /Telegrafi/

Ronaldinho dhe Gudjonsen sa ishin pjesë e Barcelonës