Site icon Telegrafi

Ish-presidentja e Bolivisë dënohet me 10 vjet burg për organizimin e grushtit të shtetit

Një gjykatë në Bolivi e shpalli fajtore ish-presidenten, Jeanine Anez për organizimin e grushtit të shtetit, i cili e solli atë në pushtet gjatë krizës politike në vitin 2019, dhe e dënoi me dhjetë vjet burg.

Gjykata e shpalli 54-vjeçaren, e cila ishte lidere e Bolivisë nga viti 2019 deri në 2020 pas Eva Moralesit, fajtor për marrjen e vendimeve në kundërshtim me kushtetutën dhe neglizhencën e detyrës.

Prokuroria tha se Anez, një ish-senator i krahut të djathtë, ka shkelur normat që garantojnë rendin kushtetues dhe demokratik pas zgjedhjeve presidenciale në Bolivi në vitin 2019.

Ane ka pretenduar vazhdimisht se është viktimë e hakmarrjes politike, shkruan theguardian.

Gjykata dënoi edhe ish-komandantin ushtarak dhe ish-shefin e policisë.

Gjykata tha se Anez do të vuajë dënimin në burgun e grave në La Paz. Kujtojmë se ajo u arrestua në muajin mars të vitit 2021. /Telegrafi/

Exit mobile version