Telegrafi

Ish-piloti i Formula 1, Adrian Sutil shkatërron një model të rrallë të McLaren Senna

(Foto: Instagram/robgilles)

Adrian Sutil, ish-piloti i Formula 1, e ka aksidentuar një model të rrallë të McLaren Senna LM në Francë.

Në bazë të disa publikimeve në rrjetet sociale, ai e ka marrë këtë model në muajin janar, ndërsa afro gjysmë viti më pas, e ka shkatërruar atë.

Nuk dihet shkaktari i aksidentit, mirëpo besohet se shpejtësia e madhe ka qenë arsye për të, si edhe rrugët e ngushta në atë pjesë të Francës që nuk janë të dedikuara për shpejtësi të mëdha.

Fatmirësisht, nuk ka pasur të lënduar, edhe pse pamjet e veturës tregojnë se ajo është e dëmtuar shumë.

The Sun ka raportuar se Sutil ndodhej pranë veturës së aksidentuar, i pa lënduar, megjithëse nuk është konfirmuar nëse ai ka qenë shoferi. /Telegrafi/