Ish-trajneri i Manchester Unitedit, Mick Clegg, pretendon se Ryan Giggs ishte atlet më i mirë sesa Cristiano Ronaldo.
Clegg shërbeu si trajner i forcës dhe i fitnesit te Djajtë e Kuq gjatë epokës së Sir Alex Ferguson, ndërsa ka folur për përgatitjen e lojtarëve.
“Para Ronaldos, atleti më i mirë për sa i përket punës në trupin e tij ishte Ryan Giggs”, ka thënë fillimisht Clegg për La Gazzetta dello Sport.
“Ai ishte më i forti, më i vëmendshmi për detajet. Nëse Giggs luajti në United deri në moshën 40 vjeç, Ronaldo mund të luajë deri në moshën 41 vjeç”.
“Cristiano ishte i vetmi që mund të shkonte përtej standardeve të larta të Giggs”.
“Ronaldo do të ndryshojë mënyrën e tij të lojës, ndoshta edhe rolin e tij, siç ndodhi me Giggs. Ai do të qëndrojë pranë sulmit, sepse është i fiksuar për të qenë më i miri ndonjëherë”.
“Ai stërvitet shumë, kujdeset për rikuperimin dhe gjumin, ka një kuzhinier, di të shmangë stresin”.
“Ai është i vëmendshëm ndaj detajeve, ky është sekreti edhe nëse një dëmtim mund të vijë gjithmonë, nuk është 100 për qind i parashikueshëm”, përfundoi ish-trajneri i Unitedit. /Telegrafi/