Ish-nënkryetari i LDK-së, Lulzim Zeneli që dikur ka qenë edhe pjesë e LDD-së së Nexhat Dacit i është bashkuar PDK-së së drejtuar nga Kadri Veseli.
Lajmin për aderimin e tij në këtë subjekt politik e ka dhënë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.
“E mirëprita në ekipin e Fillimit të Ri Prof. Dr. Lulzim Zenelin, bashkëpunëtorin e afërt të ish presidentit të ndjerë, Dr. Ibrahim Rugova, njëherësh ish nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Dardanisë”.
“Fillimi i Ri është një platformë qeverisëse për bashkimin e të gjithë qytetarëve, pa dallim përkatësie partiake. Ftoj të gjithë intelektualët t’i bashkohen koalicionit të madh, koalicionit të fitores”, ka shkruar Veseli në Facebook.