Ish-ministri i Jashtëm kinez, Qin Gang vdiq nga torturat ose kreu vetëvrasje në një spital ushtarak të kryeqytetit, Pekin.
Ish-ministri nuk u shfaq në publik që prej 25 qershorit të këtij viti, raporton politico.
Burimet e gazetës thonë se zyrtari i fundit i huaj që Gang e priti ishte zëvendësministri i Jashtëm rus, Andrei Rudenko.
Ky i fundit mund të ketë informuar udhëheqjen kineze se Qin Gang dhe disa zyrtarë të tjerë po bashkëpunonin me shërbimet e inteligjencës perëndimore.
Autoritetet kineze deri më tani kanë zgjedhur të heshtin dhe të mos japin informacione për fatin e ish-ministrit.
Ish-ministri ishte në qendër të një skandali për shkak të një lidhjeje me një gazetare kineze që punonte në Shtetet e Bashkuara. Djali i zyrtarit, të cilit iu dha shtetësia amerikane, lindi atje.
Pas zhdukjes së Qin Gang, komandanti kryesor i forcave raketore, Li Yuchao, zëvendësi i tij, Liu Guangbing dhe ish-zëvendës, Zhang Zhenzhong u zhdukën në të njëjtën kohë.
Ndryshe, ministri i Mbrojtjes, Li Shanfu u dërgua në pension në muajin tetor. Të gjithë ata dyshoheshin për bashkëpunim me agjencitë e inteligjencës perëndimore. /Telegrafi/