Site icon Telegrafi

Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Milito gjuan grushte në drejtim të homologut të tij – turmat ndërhyri ta qetësonte situatën

Një video është shfaqur që tregon ish-mbrojtësin e Argjentinës dhe Barcelonës, Gabriel Milito, të përfshirë në një përleshje me një homolog të tij.

Milito është aktualisht trajner i skuadrës argjentinase Argentinos Juniors, të cilët luajnë në divizionin më të lartë të vendit.

41-vjeçari u përjashtua me karton të kuq gjatë përplasjes me Central Cordoba pasi protestoi ndaj vendimit të një gjyqtari.

Më pas ai u përfshi në një debat me Facundo Gareca – një anëtar i stafit stërvitor të Cardoba, i cili gjithashtu u përjashtua nga fusha.

Milito nuk arriti të qetësohej pavarësisht se skuadra e tij fitoi 2-1, dhe ai priti Garecën në tunel.

Pamjet tregojnë ish-mbrojtësin duke u afruar te Gareca dhe përfundimisht duke u përpjekur të gjuante disa grushte ndërsa një numër njerëzish, përfshirë sigurimin, u përpoqën të ndërhynin.

Lexo po ashtu 'Konflikti' në familjen Milito: Dita kur babai kishte festuar golin e Diegos kundër Gabrielit, për të kërkuar më vonë falje

Milito u nxor më pas nga ambientet nga policia, e cila e çoi në stacion për të marrë një deklaratë.

Rasti megjithatë nuk do të shkojë më tej, siç raporton Mundo Deportivo.

Kjo nuk është hera e parë që Milito përfshihet në një sherr të ngjashëm. Në nëntor të vitit të kaluar ai u përjashtua me karton të kuq gjatë një ndeshje kupe dhe u desh të shoqërohej nga ndihmësi i tij në dhomën e zhveshjes për të shmangur sanksionet e mëtejshme.

Gjatë ditëve të tij të lojës, Milito luajti për Independiente, Real Zaragoza dhe Barcelona. Ai gjithashtu ka 42 paraqitje për Argjentinën dhe ishte pjesë e skuadrës së Kupës së Botës në vitin 2006.

Karriera e tij u ndërpre për shkak të lëndimeve dhe që atëherë ai ka drejtuar Estudiantes, O’Higgins dhe tani Argentinos Juniors. /Telegrafi/

Exit mobile version