Telegrafi

Ish-lojtari i Unitedit, Dwight Yorke: Fati i Solskjaerit në duart të PSG-së dhe Liverpoolit

Ole Gunnar Solskjaer (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Ole Gunnar Solskjaer tashmë po bën histori si trajner i përkohshëm i skuadrës së Manchester Unitedit.

Strategu 45-vjeçar deri më tani ka pasur gjashtë fitore dhe një barazim në Ligën Premier, por që fati i norvegjezit do të jetë në duart e Liverpoolit dhe Paris Saint-Germainit.

Kështu së paku mendon ish-sulmuesi i Djajve të Kuq, Dwight Yorke, i cili beson se në rast të suksesit kundër të lartcekurve, ai do të ketë të drejt morale të kërkoj që të mbetet në krye të shtabit teknik të Unitedit.

Dwight Yorke

“Unë mendoj se kjo është ajo që do të gjykohet në fund të fundit kur drejtoni Unitedin”, tha Yorke për Omnisport.

“Respekt për të gjitha ekipet, por ne kemi pritur që të fitojmë ndaj skuadrave edhe atë bindshëm në një mënyrë shumë mbresëlënëse”.

“Mendoj se të gjitha sytë do të drejtohen në takimet kundër Liverpoolit dhe Paris Saint-Germainit. Në këtë formë do testohet dhe më pas të fillojnë të marrin vendime nëse Ole është njeriu që na dërgon përpara ose jo”, tha anglezi.

Lexo po ashtu De Gea: Me Solskjaerin po mbrohemi më mirë

Ndryshe, në muajin shkurt, United do të përballet me PSG -në në kuadër të Ligës së Kampionëve si dhe në ballafaqimin me Liverpoolin në Ligën Premier. /Telegrafi/