Site icon Telegrafi

Ish-lojtari i Unitedit, Cruyff: Është shqetësuese, tani lojtarët e mëdhenj po e zgjedhin Cityn para nesh

Jordi Cruyff (Foto: Getty Images/Guliver)

Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, Jordi Cruyff, beson se lojtarët më të mirë në botë do të preferonin të bashkohen me Manchester Cityn para Djajve të Kuq.

Cruyff, 44 vjeç, u bashkua me Unitedin nga Barcelona – klubi i ndërtuar në imazhin e babait të tij, Johan – në 1996 kur ata ishin forca dominante në Angli.

Por, edhe përkundër se ishte lojtar i klubit nga Old Trafford, Cruyff mendon se lojtarët e mëdhenj tani më para zgjedhin t’i bashkohen Cityt.

Lexo po ashtu Cruyff: De Jong dhe De Ligt gati për hapin e madh

“Ashtu si lojtarët e tjerë në atë kohë, nuk kam dashur të mendoj dy herë nëse do të bashkohem me Unitedit ose Cityt. Ashtu si Barça, Unitedi ishin të papërmbajtshëm në ato vite”, ka thënë fillimisht Cruyff.

Cruyff gjatë kohës së tij te Unitedi (Foto: Getty Images/Guliver)

“Me gjithçka që po ndodh dhe zhvillimet në City, nuk është më një zgjedhje automatike për lojtarët që të zgjedhin Unitedin dhe kjo është një shqetësim edhe më i madh”.

“Unitedi nuk ishte vetëm një klub i mrekullueshëm i futbollit, por gjithashtu ndoqi futbollin që më pëlqente”.

Lexo po ashtu Cruyff: Unitedi kishte shanse të nënshkruante me Guardiolan, por zgjodhi Moyesin

“Në shtëpi ose larg, Unitedi kishte një stili të luajturit, lojtarë të rinj dhe një mentalitet fitues i cili ishte i qartë për të gjithë në klub”.

“Nëse Barcelona ka një vit të keq, ata ende nuk do të përfundojnë më pak se vendi i tretë në La Liga. Ky duhet të jetë rasti edhe te Man United, por fatkeqësisht nuk është”, përfundoi holandezi. /Telegrafi/

Exit mobile version