Ish-talenti i Manchester Unitedit, Angel Gomes, ka shënuar një gol brilant teksa po vazhdon me formën e mirë te Boavista.
Mesfushori i shkathët ofensiv u largua nga Old Traffordi si transfer i lirë në muajin korrik kur edhe i skadoi kontrata.
20-vjeçari, i cili ka regjistruar 10 paraqitje për Djajtë e Kuq, para largimit ishte lidhur me nja kalim te Chelsea.
Megjithatë, ai përfundoi te skuadra e Lille ku nënshkroi kontratë pesëvjeçare dhe më pas u huazua në Portugali.
Në pesë ndeshje të zhvilluara te Boavista, Gomes ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar katër asistime.
Goli i tij më i fundit ishte të dielën në humbjen pre 3-1 nga SC Farense, por ishte një gol i bukur. Ai u nis në solo aksion duke kaluar disa lojtarë dhe pastaj goditi nga largësia prej afro 27 metrash. /Telegrafi/
Angel Gomes 🤩
Wonderful run and great finish to equalise just before half time.
( @vsports_pt 🎥 )pic.twitter.com/cZOKvOC4Tv
— Próxima Jornada (@ProximaJornada1) November 8, 2020