Anton Walkes, që dikur ishte talenti i madh i Tottenhamit dhe kapiteni i ekipit të rinjve, ka ndërruar jetë në një aksident të rëndë që ndodhi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Walkes, 25 vjeç, vdiq pas një aksidenti në varkën e tij në Miami. Aksidenti në Florida të Jugut ndodhi kur dy varka u përplasën.
Lajmi u konfirmua nga të gjitha ish-klubet e tij, përfshirë Portsmouth, ku ai luajti mirë dhe Charlotte FC, klubi ku ai ishte nën kontratë deri në vdekjen e tij.
“Të gjithë në klub janë të tronditur nga vdekja tragjike e Anton Walkes. Ai ishte një djalë i shkëlqyer, baba, partner dhe shok skuadre, qasja e gëzuar e të cilit në jetë preku të gjithë ata që e takuan. Ai i bëri njerëzit përreth tij më të mirë. Ai do t’i mungojë shumë njerëzve, dhe mendimet dhe lutjet tona janë me familjen e Antonit gjatë kësaj kohe zemërthyese”, ka thënë pronari i Charlotte, David Tepper.
Walkes erdhi përmes akademisë së të rinjve të Tottenham, ku ai bëri debutimin e tij profesional në shtator 2016, kur luajti në një ndeshje kupe kundër Gillingham.
We are deeply saddened to share that Anton Walkes has tragically passed away this morning.
May he rest in peace. pic.twitter.com/8oUcHvWW6g
— Charlotte FC (@CharlotteFC) January 19, 2023
Pas Tottenhamit, ai luajti për Portsmouth, dhe më pas në vitin 2021 vendosi të kalojë në ligën amerikane të MLS dhe të luajë për Atlanta United dhe Charlotte./Telegrafi/