Telegrafi

Ish-lojtari profesionist zbulon pagën minimale të lojtarëve kinez në League of Legends

Pagat e lojtarëve kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e përfolur në botën e esports.

Së fundmi, ish-lojtari profesionist kinez dhe zëvendësues i Top Esports, Xiaopeng, ndau disa njohuri rreth pagës minimale që marrin lojtarët e League of Legends në rajonin kinez.

Gjatë një transmetimi në platformën Bilibili , Xiaopeng përmendi se paga aktuale minimale mujore në LDL (liga e dytë kineze) është rreth 873 dollarë.

Ndërsa në ligën e parë LPL, sipas tij paga minimale që marrin lojtarët është rreth 2900 dollarë.

Sipas Xiaopeng, shumë lojtarë që aktualisht konkurrojnë në LPL dhe në LDL marrin paga minimale.

Ndërkaq nuk dihet se çfarë shume paguhen yjet më të mëdhenj të ligës LPL. /Telegrafi/