Site icon Telegrafi

Ish-lojtari i Man Utd e akuzon Ruben Amorim për mungesë respekti ndaj Rashfordit

Një ish-lojtar i Manchester United e ka akuzuar trajnerin Ruben Amorim për mungesë respekti ndaj Marcus Rashford pas transferimit të tij tek Aston Villa. 

Rashford edhe zyrtarisht u largua nga Man United, pasi iu bashkua Villas si huazim deri në fund të sezonit. 

Lëvizja e tij tek ky klub u bë i mundur pasi anglezi u përjashtua nga ekipi i parë i ‘Djajve të Kuq’ dhe nuk kishte luajtur për ta që nga 12 dhjetori. 

Trajtimi që Amorim i bëri Rashfordit nuk u prit mirë nga Mikael Silvestre, i cili pati disa kritika të ashpra për teknikun portugez. 

Lexo po ashtu Zyrtare: Marcus Rashford bëhet pjesë e Aston Villës

Silvestre, i cili ka luajtur nën urdhrat e Sir Alex Ferguson tek Man United, i cilësoi veprimet e Amorim si mungesë respekti ndaj Rashford, duke konsideruar se ai ka qenë pjesë e klubit qysh nga fëmijëria. 

“Mendoj se është mungesë respekti. Ju mund ta thoni gjatë kohës sa ka qenë në krye, komunikimi i tij ka qenë mjaft i vështirë”. 

“Të humbasësh ndeshje, ta kesh të vështirë përzgjedhjen e lojtarëve, lëndimet”. 

Lexo po ashtu Vjen reagimi i parë nga Rashford pas transferimit tek Aston Villa

“Por të flasësh për Marcus në atë mënyrë, ishte vetëm nëntë vjeçar kur iu bashkua Manchester United, mendoj se këtë bisedë duhet ta bëni privatisht”. 

“Në publik, nuk mendoj se i bën nder ndokujt, skuadrës, pronarëve apo Marcus”, ka thënë Silvestre./Telegrafi/

Exit mobile version