Ish-lojtari i Manchester United, Teden Mengi, ka mbetur i turpëruar pas rikthimit të tij në “Old Trafford”.
Qendërmbrojtësi luajti për 90 minuta teksa ekipi i tij u mposht nga Manchester United me rezultat minimal 1-0.
Para fillimit të ndeshjes, Mengi bëri një gabim që i bëri të qeshë të gjithë. Ai së pari iu bashkua United në moshën shtatë vjeçare dhe u paraqit dy herë me ekipin e parë.
21-vjeçari kaloi në mënyrë të përhershme tek Luton gjatë verës, por si duket ai ka menduar se ende është pjesë e United.
Pas daljes nga autobusi ai u përshëndet me njërin nga anëtarët e stafit të Manchester United dhe më pas gabimisht u fut në zhveshtoren e “Djajve të Kuq”.
Mengi e kuptoi menjëherë gabimin e tij dhe doli me shpejtësi nga zhveshtorja me një buzëqeshje në fytyrë dhe shkoi në vrap tek pjesa tjetër e ekipit të tij.
Sidoqoftë, ai u largua nga “Old Trafford” i zemëruar pasi ekipi i tij nuk arriti të fitonte ndeshjen.
Vlen të theksohet se pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit, Mengi dhe Tahith Chong i cili gjithashtu ishte dikur pjesë e United, u përshëndetën nga trajneri Ten Hag./Telegrafi/