Telegrafi

Ish-lojtari i famshëm i Arsenalit mund Teutën në Durrës (Video)

Teuta u mund në shtëpi nga Kairat Almaty me rezultatin minimal 0:1, falë një goli të shënuar nga Andrei Arshavin në minutën e 70-të takimit.

Pjesa e parë ishte shumë e mirë për durrsakët që luftojnë fort për çdo top dhe dalin disa herë përpara rrezikshëm. Në minutën e 20-­të është Hila që ka një mundësi të mirë shënimi për “djemtë e detit”, ndërsa në të 23­-të rrezikojnë me Rustem Hoxhën.

Pavarësisht përpjekjeve të dy ekipeve, pjesa e parë mbyllet në barazim pa gola, ndërsa në të dytën Kairati është më lart, ndoshta edhe për shkak të energjive të shpenzuara nga durrsakët në 45 minutat e para.

Minuta e 70-­të do dërgonte në festë kazakët, që shënojnë me anë të Arshavin, ndërsa në minutat e tjera rrezikojnë disa herë. Për Teutën është Musta që i afrohet golit, teksa godet shtyllën në minutën e 75­0të pas një goditjeje me kokë, por rezultati nuk ndryshon deri në fund të takimit.