Telegrafi

Ish-lojtari i ekipit Secret flet për kthimin e tij në garat e Dota 2

Yazied “YapzOr” Jaradat ka folur rreth kthimit të tij në skenën e Dota 2, pasi është jashtë aksionit për nëntë muaj.

Fillimisht, YapzOr njoftoi se po bënte një pushim nga loja për shkak të shqetësimeve shëndetësore dhe se mungonte në lojërat e renditura të Dota 2 për një kohë të gjatë.

Gjatë muajve të fundit, ai ka filluar të luaj Dota 2 si dhe ka filluar të transmetojë drejtpërdrejt dhe gjithashtu të shikojë lojëra profesionale së bashku me Janne ” Gorgc ” Stefanovski.

https://www.youtube.com/watch?v=EZIB3zHLXL4

YapzOr u pyet kohët e fundit në lidhje me rikthimin e tij në garat e Dota 2 dhe ai u përgjigj duke deklaruar se nuk ka plane aktuale, megjithëse të luajë në “kualifikueset saudite” (me gjasa në Riyadh Masters 2023) mund të jetë një opsion, shkruan afkgaming.

Lojtari ka një bazë të madhe tifozësh që mezi presin kthimin e tij, ai nuk ka dhënë një përgjigje shumë entuziaste për tifozët, por së shpejti mund të ketë një mundësi që ata të shikojnë lojtarin në veprim. /Telegrafi/