Site icon Telegrafi

Ish-lojtari i disa prej gjigantëve evropianë dyshohet për abuzim seksual

Ylli kilian i futbollit Arturo Vidal (37) dhe shokët e tij të skuadrës së Colo Colo dyshohen se kanë sulmuar seksualisht një grua në një festë, njoftoi zyra e prokurorit të shtetit në Santiago de Kili.

Në një deklaratë të shkurtër, zyra e prokurorit njoftoi se “ka një raport për një sulm seksual” që synon “lojtarët e Colo Colo”, përfshirë Vidalin, por “nuk është bërë asnjë arrestim”. Emrat e lojtarëve të tjerë të përfshirë nuk janë bërë të ditur.

Sipas raportimeve të mediave lokale, sulmi seksual ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në një klub nate në Santiago, ku një grup lojtarësh të Colo Cola po bënin festë.

Siç raporton Radio ADN, 22-vjeçarja e paidentifikuar pretendon se është droguar në një lokal në lagjen Vitacura të Santiagos.

Koloneli i policisë Gerardo Aravena u tha gazetarëve se 37-vjeçari Vidal u soll në komisariat për një kontroll.

Ai shtoi se kjo është procedurë standarde policore kur një person dyshohet se ka kryer ose ka tentuar të kryejë një krim.

Vidal bëri 142 paraqitje për Kombëtaren e Kilit dhe shënoi 34 gola.

Gjatë karrierës së tij luajti për Barcelonën, Bayern Munich, Interin dhe Juventusin. Ai është në Colo Colo që nga janari i këtij viti. /Telegrafi/

Exit mobile version