Site icon Telegrafi

Ish-legjenda e Man Utd zbulon se si Ronaldo kishte ‘shpërthyer në lot’ gjatë një seance stërvitore

Cristiano Ronaldo kishte shpërthyer në lot gjatë një stërvitje sa ishte pjesë e Manchester United, kjo për fajin e një bashkëlojtari i cili më pas u bë pishman për incidentin.

Ronaldo fitoi plotë gjashtë trofe tek Man United pas transferimit të tij nga Sporting Lisbona, para se të rikthehej në klub gjatë verës së vitit 2021.

Në periudhën e tij të parë në ‘Old Trafford’, ai ka fituar tre tituj të Ligës Premier dhe trofen prestigjioz të Ligës së Kampionëve.

Ronaldo u stërvit nga trajneri legjendar Sir Alex Ferguson dhe luajti përkrah disa lojtarëve më të mëdhenj në histori të klubit, duke përfshirë sulmuesin ‘vrastar’ Ruud Van Nistelrooy.

Por gjatë një seance stërvitore, Van Nistelrooy e bëri Ronaldon të qante pas një debati të ashpër.

Kjo sipas Louis Saha, i cili ishte i sigurt se sulmuesi holandez është bërë pishman për disa nga fjalët që kishte thënë.

“Ruud e ka pasur atë ego, ai i dëshironte të gjitha pasimet dhe ndonjëherë, për zhvillimin e Cristiano Ronaldos dhe Wayne Rooneyt ishte e vështirë për trajnerin që të merrej me ta”, ka thënë Saha.

“A e bëri Ruud, Ronaldon që të qajë? Po, kishte zëra sepse mendoj se ata përfunduan në një debat në momentin kur babai i Cristianos ndërroi jetë, kështu që nuk ishte momenti i duhur”.

“Gjëra si këto ndodhin kur dy lojtarë kanë shumë shpirt, por jam i sigurt se Ruud është bërë pishman për disa nga fjalët e tij”, përfundoi ai./Telegrafi/

Exit mobile version