Site icon Telegrafi

Ish-legjenda e Man United i kërkon Amorimit që t’i heqë Bruno Fernandes shiritin e kapitenit

Ish-legjenda e Manchester United, Roy Keane i ka kërkuar klubit që t’i heqë Bruno Fernandes shiritin e kapitenit. 

Të besuarit e Ruben Amorim pësuan humbje në ‘Boxing Day’ nga Wolverhampton duke u mposhtur me rezultat 2-0, ndeshje në të cilën Fernandes u përjashtua me karton të kuq. 

Reprezentuesi portugez kështu nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit për ndeshjen që United e luan të hënën ndaj Newcastle United. 

Ka qenë edhe vet tekniku portugez i cili ka paralajmëruar se Harry Maguire mund të marrë shiritin e kapitenit për atë ndeshje. 

“Ju duhet të prisni dhe të shihni për kapitenin. Ai (Maguire) po punon shumë mirë, është i fokusuar tek puna, jo tek ajo që thonë njerëzit”, ka thënë Amorim.  

“Pasi e pashë atë sërish sot do të doja që t’i hiqja shiritin e kapitenit 100 për qind. E di që është një vendim i madh, natyrisht ata ndryshuan këtë me Maguire, por Fernandes nuk ka material për kapiten”. 

“Ai është një lojtar i talentuar nuk ka asnjë dyshim për këtë, por çfarë pashë sot, ne e kemi diskutuar disa herë, ishte sezonin e kaluar ndaj Liverpoolit, duke ulëritur dhe duke ngritur duart në ajër vazhdimisht”. 

“Me të vërtetë është e papranueshme. Nga ajo që pamë sot, unë po mendoja se do t’i largoja shiritin”, ka thënë Keane./Telegrafi/

Exit mobile version