Një ish-lojtar i Manchester Cityt tani po jeton një jetë krejtësisht ndryshe pasi i kanë mbetur vetëm 2 euro në llogarinë bankare, sipas një raportimi të ri.
Ekipi i Pep Guardiolës është në pozicion mjaft të favorshëm për t’u shpallur përsëri kampion i Ligës Premier këtë sezon.
Kampioni në fuqi momentalisht gjendet në pozitën e dytë në tabelë, me vetëm një pikë mbrapa liderit Arsenal. City ka një ndeshje më pak të luajtur, teksa po i afrohemi raundit të ardhshëm këtë vikend.
Teksa shumica e njerëzve mund të mendojnë se lojtarët që kanë luajtur për klube si Man City, kanë një jetë luksoze duke marrë parasysh shumën e jashtëzakonshme të parave që futbollistët profesionist fitojnë.
Sidoqoftë, kjo nuk ndodhë gjithmonë, dhe gjërat ndonjëherë komplikohen ashtu siç ka ndodhur në rastin e ish-portierit gjerman Eike Immel.
Sipas raportimit nga The Sun, gjermani tani po jeton në një shtëpi me qera dhe ka vetëm 2 euro në llogarinë e tij bankare, përkundër faktit se ishte bërë milionër gjatë kohës sa kishte luajtur për Man Cityn, Borussia Dortmund dhe Stuttgartin.
63-vjeçari ka kaluar tri sezonë në Angli, aty ku në total i pati 50 paraqitje me fanellën e ‘Qytetarëve’.
Ai u pensionua nga futbolli në vitin 1997 ndërsa në vitin 2008 deklaroi se kishte falimentuar. Si pasojë e vështirësive financiare, gruaja e tij u divorcua nga Immel./Telegrafi/