Ish kryetari i klubit e Ferizajt, Heset Maliqi është në një ‘luftë’ të hapur me kryesinë e klubit të asaj kohe.
Quza pretendon që i janë shitur ndeshjet pas shpinës në kohën kur ai ishte kryetar.
Por kryesia prej 11 anëtarësh e asaj kohe kanë dërguar një demantim për fjalët e Quzës.
Quza nuk po bën hajgare – po gënjen
Për hir të informimit të opinionit teë gjërë, në radhë të parë donatorëve të klubit të cilët me vite të tëra e kanë financuar dhe vazhdojnë ta financojnë klubin dhe se vërtetës deklarojmë se të gjitha pohimet e ish-kryetarit Quza janë shpifje të pabaza dhe të pavërteta ,duke dëmtuar kështu imazhin e klubit, duke luajtur me djersën e gjeneratave të tëra të futbollistëve te cilët në mënyrë dinjitoze dhe sportive kanë mbrojtur ngjyrat e klubit .
Ish-anëtarët e kryesisë së KF Ferizaj në tersi demantojnë pohimet e bëra nga ish kryetari i KF Ferizaj, Heset Maliqi- Quza të dhëna në media të shkruara dhe vizive lidhur me kinse trukimin e ndeshjes se supozuar (pretendohet ndeshja Drita-Ferizaj) ndeshje kjo e cila për klubin tonë ishte e një rëndësi të veçantë dhe asnjëherë nuk ka pasur ndonjë dyshim për pretendimin e trukimit të kësaj ndeshje, po ashtu pretendimi i tij në lidhje me dyshimin se dy lojtarë (të mirënjohur) të KF Ferizaj nuk kanë dashur të gjuajnë penalltitë me pretendimin se kanë qenë të manipuluar në ndeshjen finale të Kupës së Republikës së Kosovës në mes te KF Prishtina-KF Ferizaj e zhvilluar ne vitin 2013 të cilën ndeshje KF Ferizaj e kishte humbur pas gjuajtjeve te penalltive nuk qëndrojnë.
Njëherit sa për sqarim të opinionit të gjerë mohojmë deklarimi se ish-kryetari në momentin e largimit nga klubi kishte mbetur vetëm një obligim prej 232 euro.
Faktet flasin ndryshe sepse i njëjti asnjëherë nuk ka raportuar para kryesisë së klubit ndonjë raport financiar dhe se e vërteta është se klubi kishte trashëguar detyrime të mëdha si ndaj lojtarëve.