Site icon Telegrafi

Qëllohet me armë zjarri ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe

Ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, është qëlluar me armë zjarri në qytetin Nara gjatë një fjalimi.

Ai është dërguar në spital, ndërkaq ish-guvernatori i Tokios, Yoichi Masuzoe, tha në një postim në Twitter se Abe, 67 vjeç, është në një gjendje të arrestit kardiopulmonar.

Ky term në Japoni përdoret shpesh përpara se të konfirmohet zyrtarisht vdekja.

Sulmi ndaj ish kryeministrit japonez, Shinzo Abe

Ish kryeministri japonez, Shinzo Abe u qëllua dy herë, ku e shtëna e dytë e goditi në shpinë, duke e bërë atë të bjerë në tokë.

Raportet thonë se sulmuesi është arrestuar në vendngjarje, raporton BBC.

Lexo po ashtu Momenti i plagosjes të ish-kryeministrit japonez, Abe

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë videot e momentit të plagosjes së tij, transmeton Telegrafi.

Pamje pas sulmit ndaj ish kryeministrit japonez, Shinzo Abe / Foto: Getty Images

Incidentet e dhunës me armë janë të rralla në Japoni, ku armët e dorës janë të ndaluara dhe incidentet e dhuna politike janë pothuajse të padëgjuara. /Telegrafi/

Exit mobile version