Telegrafi

Ish-kampioni i katërfish i Formula 1, Alain Prost: Hamilton dhe Vettel do të kenë nevojë për motivim

Alain Prost - Getty Images

Shoferi legjendar Formula 1, Alain Prost tha se pesë herë kampioni Lewis Hamilton mund të ketë nevojë për një lloj tjetër motivimi për sezonin e ardhshëm.

Britaniku fitoi kampionatin e pestë këtë sezon dhe barazoi rekordin e Juan Manuel Faggios gjersa vetëm dy tituj më shumë i ka Michael Schumacher.

Sebastian Vettel, Valteri Bottas dhe Lewis Hamilton

Ngasësi i Mercedesit, ashtu si vitet e mëparshme, luftoi për titullin me Sebastian Vettelin e Ferrarit gjersa titullin e siguroi në Meksikë, dy gara para përfundimit.

“Këtë vit e kam thënë tashmë, Sebastian dhe Lewis do të kenë probleme me motivim për shkak se kanëp fituar disa herë titullin e kampionit. Dikush mund të fitojë titullin, por pas kësaj, çdo gjë është në një nivel personal”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Formula 1

“A është qëllimi për të fituar shtatë tituj apo jo? Unë mendoj se qëllimi i tyre është që të jenë përsëri kampion të botës dhe të shohim se çfarë do të ndodhë vitin e ardhshëm”.

“Por, për shembull, nëse vitin e ardhshëm do të ndryshohet kampioni, atëherë do të jetë motivim tjetër për kampionët aktual”, tha Prost për Autosport.

Ndryshe, francezi 63-vjeçar në të kaluarën është shpallur katër herë kampion bote në garën e veturave të shpejta. /Telegrafi/