Site icon Telegrafi

Ish-gjyqtari anglez, Hasley: United ishte me fat kundër PSG-së, penaltia nuk ekzistonte

Ish-gjyqtari i Ligës Premier, Mark Halsey mendon se Manchester United ishte me fat që mori një penalti në kohën shtesë.

Britaniku mendon se Presnel Kimpembe nuk ka dashur me qëllim ta ndal topin me dorë brenda zonës së rreptësisë.

Kylian Mbappe, David De Gea dhe Chris Smalling (Foto by Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

“Po të isha në VAR, kurrë nuk do ta kisha gjykuar si penalti. Gjyqtari bëri një gabim të qartë, por ai ishte nën presion sepse VAR-i i ka rekomanduar një rishikim”.

“Gjyqtari nuk ishte aq i guximshëm që të mbetej në vendimin e parë, kur nuk tregoi në pikën e bardhë. Duhet të jetë një lëvizje e qëllimshme e krahut drejt topit”.

“Pavarësisht nga pozicioni i dorës ose krahut, lëvizja e futbollistit nuk ishte e qëllimshme pasi që topi devijoi nga kofsha e këmbës në dorë”, tha ai.

Lexo po ashtu Flet heroi i Manchester United, Rashford: Pritja kur gjyqtari shikonte VAR-in më e vështirë se sa gjuajtja e penalltisë

Theksojmë se përgjegjësinë për ekzekutimin e penaltisë e mori Marcus Rashford, i cili realizoi golin e kualifikimit të Unitedit dhe eliminimit të PSG-së.

Ndryshe, “Djajtë e Kuq” kundërshtarin e radhës do ta mësojnë gjatë javës së ardhshme (15 mars), kur do të hidhet shorti në Nyon. /Telegrafi/

https://youtu.be/bVpCcMTE1So?t=553

Exit mobile version