Telegrafi

Ish futbollisti i Trepçës ’89, Bismark Sie po shkëlqen te CSKA Sofja, shënon dhe siguron klubit Kupën e Bullgarisë

Charles Bismark Sie po shkëlqen tek skuadra e tij, CSKA Sofja, pasi kishe kaluar në afatin kalimtar të janarit nga Trepça ’89.

Bismark që ishte pjesë e Trepçës ’89 u transferua në CSKA Sofia, me ndihmën e menaxherit Ymer Statovcit.

Sulmuesi ganez ishte protagonist absolut në finalen e madhe të Kupës së Bullgarisë.

Bismark u inkuadrua në lojë në minutën e 61-të të takimit, ndërsa pesë minuta para fundit të ndeshjes ai gjeti rrjetën.

Me këtë gol, Charles Bismark Sie ia siguroi triumfin në finalen e Kupës ekipit të tij, CSKA Sofia ndaj Ardas, pasi ndeshja u mbyll 1-0.

Sie deri më tani ka shënuar tre gola, ndërsa njërën prej tyre ia ka shënuar klubit të njohur bullgar Ludogorets.

Trepça nuk kishte njoftuar shumë për të cilën sulmuesi ishte bashkuar me klubin bullgar. /Telegrafi/