Ish sulmuesi meksikan, Hugo Sanchez, ka akuzuar Spanjën, e drejtuar nga Luis Enrique, për humbje me qëllim ndaj Japonisë.
Kujtojmë se Japonia në raundin e tretë mundi 2-1 Spanjën dhe përfundoi në vendin e parë në Grupin E të Kupës së Botës në Katar, ku tani do të luajë kundër Kroacisë.
Spanja zuri vendin e dytë dhe do të luajë në raundin e parë të fazës eliminatore kundër Marokut.
Një gazetar i ESPN e pyeti Sanchezin nëse ai pretendon se Spanja donte atë rezultat për të shmangur Brazilin në çerekfinale.
“Unë po ju them këtë. Unë nuk isha atje, nuk jam në kokën e Luis Enrique, por ai me siguri po mendonte për formulën për të shmangur Brazilin në çerekfinale”, ka thënë Sanchez.
Spanja kaloi në epërsi me golin e Alvaro Moratas në minutën e 11-të, por japonezët shënuan golin me Ritsu Doan dhe Ao Tanaka në minutën e 48-të dhe 51-të.
Por në mesin e pjesës së dytë ku Kostar Rika ishte duke fituar me rezultat 2-1, spanjollët ishin jashtë botërorit.
“Po, ai rrezikoi, kjo gjë ishte rrezik”, shtoi në fund Sanchez.
“Ai nuk do ta thotë kurrë këtë. Ne trajnerët nuk do ta pranojmë kurrë që i lejuam të na mposhtin. Ishte e thjesht dhe ai vendosi – unë e mendoj këtë,” ka thënë Sanchez. /Telegrafi/