Ish-futbollisti i Boca Juniors, Guillermo Marino, sa ishe aktiv në lojën e futbollit, ishe vonuar në një stërvitje dhe kishte pretenduar se ishte rrëmbyer nga jashtëtokësorët.
Këtë e ka zbuluar Gustavo Lorenzetti, që ishte shok skuadre me të në atë kohë.
Marino kishte dhënë një shpjegim të plotë rreth asaj se çfarë i ndodhi dhe kjo e nxiti Lorenzettin të besonte në çdo fjalë që ai e tha.
“Guillermo na tha se ishte vonë në një stërvitje sepse u rrëmbye nga jashtëtokësorët”, tregon Lorenzetti për Goal.com.
“Ai na dha shpjegimin e tërë për atë që kishte ndjerë dhe pjesën tjetër të rrëfimit të tij”.
“Ka raste kur lojtari thotë: “Unë u largova dhe u ktheva dy ditë më vonë, sepse u rrëmbeva nga alienët”. Por Guille nuk është këso lojtari. Guille ishte një djalë i drejtë. Të gjithë e njohin”.
Pasi ai ua tregoi historinë në detaje, 35-vjeçari tani beson fortë që jashtëtokësorët ekzistojnë. “Sinqerisht besoj te jashtëtokësorët”, thotë Lorenzetti.
“Ai filloi të shpjegojë se ai papritmas u zhduk dhe u rrëmbye nga jashtëtokësorët. Ai shpjegoi se ata (jashtëtokësorët) e marrin shpirtin tuaj, e analizojnë dhe gjatë gjithë kohës sa je në udhëtimin kujdesen për ju. Ai tha diçka të tillë”.
Ex-Boca star Guillermo Marino claimed he was late to training because he was abducted by aliens, according to former team-mate Gustavo Lorenzetti:
“He explained that they take out your soul, analyse it and all the while on the journey they are looking after you.”
??? pic.twitter.com/FtaYSxvlIS
— Goal (@goal) June 15, 2020
“Ai dha një shpjegim të shkëlqyeshëm dhe ne do të duhet ta besojmë”, thotë Lorenzetti.
Kjo nuk është hera e parë që dëgjojmë një futbollist argjentinas që flet për rrëmbim nga jashtëtokësorët. Futbollisti legjendar Diego Maradona ka thënë disa herë, ndër vite dhe mendon që është marrë nga UFO-t dhe u zhduk për disa ditë. /Telegrafi/