Ish-reprezentuesi anglez Carlton Palmer është dërguar me urgjencë në spital pasi pësoi dyshohet se ka pësuar sulm në zemër.
Ish-futbollisti, i cili luajti për Southampton, Nottingham Forest dhe Leeds United në karrierën e tij të shquar, supozohej se po udhëtonte për në Portugali përpara se të kishte një atak kardiak dhe ai u dërgua me urgjencë në spital për t’u trajtuar.
57-vjeçari ishte duke marrë pjesë në gjysmëmaratonën e Sheffield të dielën, kur ndjeu dhimbje në zemër. Palmer arriti të përfundojë pjesën tjetër të vrapimit së bashku me gruan e tij, Lucy Kirkby-Palmer, përpara se të shkonte në spital.
Palmer iu nënshtrua testeve në spital dhe u mbajt nën vëzhgim përpara se të detyrohej të kalonte natën aty. Ish-mesfushori i Ligës Premier vendosi të mbajë të informuar fansat e tij përmes një postimi Twitter në orët e para të mëngjesit të së hënës.
“Thjesht për t’i bërë të ditur të gjithëve se jam mirë, duke qëndruar në spital për disa teste, zemra sërish (më shqetësoi) në kilometrin e parë (të vrapimit), por unë arrita të përfundoj garën” shkroi ai në rrjetin social. /Telegrafi/
Thank you so much for all the lovely messages I have being kept in hospital with a suspected small heart attack ,they want to find out what has caused this problem so tests are ongoing .I will keep you updated .gutted I was flying to Portugal at 4pm with @LucyPal16907599 🙏
— Carlton Palmer (@CarltonPalmer) March 27, 2023