Dy vite më parë, nisa një lidhje me një njeri të mrekullueshëm, pak më të madh se unë. Që prej fillimit seç kisha një ndjesi se diçka nuk shkonte. Pasi festuam përvjetorin e parë, diçka brenda meje më tha t’i kërkoja telefonin. E bëra dhe ai pranoi
Aty, pashë diçka që më shqetësoi. Një ish- e dashura e tij i shkruante çdo ditë dhe ai i kishte kthyer. Dërgonin emoji zemrash me njëri tjetrin, foto dhe mesazhe zanore që zgjasnin edhe 5 minuta. Diçka e tillë ndodhte çdo ditë përgjatë gjithë vitit që ishim bashkë.
Ata, duket se kanë pasur një lidhje pasionante, por paksa problematike. Kanë qenë për 2 vite bashkë, por ajo iku për të jetuar në një vend tjetër. Kur e kam pyetur ai më ka thënë se gjithsesi do të ndaheshin. S’po ndihesha e respektuar dhe mendoja se mes tyre ka mbaruar gjithçka vetëm teorikisht.
Kur e pyesja ai më thoshte se flisnin pasi ishin shokë të mirë. Këtë, vështirë se e besoja. Ai ishte i bindur se kjo nuk do të më dëmtonte as mua dhe as lidhjen tonë. Një ditë, më tregoi se nuk shkruheshin më shpesh dhe kjo nuk përbënte ndonjë ndryshim për të.
Ka kaluar një vit dhe gjërat mes nesh janë mirë. Ka momente në të cilat dyshoj. Ai udhëton shumë dhe duke qenë se kanë të njëjtin profesion kam frikë se shkojnë në të njëjtat vende.
S’ndaloj dot së imagjinuari për takimin e tyre gjithë emocion, në mos më shumë se kaq. A mos po e ekzagjeroj?
Shënim: Kjo histori është përshtatur nga The Guardian.