Derisa ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të Emiliano Sala, ish e dashura e futbollistit fillon me akuza të rënda.
Berenice Schkair përmes rrjeteve sociale u ka bërë thirrje të gjithëve që ta ndihmojnë në kërkimin e lojtarit dhe se duhet të hetohet mafia.
Sala ishte duke udhëtuar me një aeroplan privat nga Nantesi drejt Cardiffit, kur aeroplani u zhduk nga radari dhe nuk po dihet ende se ku ndodhet.
“Hetoni mafien e futbollit sepse nuk e besoj. Hetoni mos ndaloni duke kërkuar për të, ju lutem!!! Sepse nuk mund ta besoj në këtë aksident. A kanë ëndrrat një datë skadimi? Në një sekondë jeta juaj mund të ndryshojë. Ndihem e pafuqishme, nuk mund të mos mendoj se je mirë dhe i sigurt”, shpjegoi ajo, me fjalë që tregojnë dëshpërimin për atë që ndodhi.
Autoritet sot kanë nisur sërish të kërkojnë trupat që ndodheshin në aeroplan, derisa ka pak shpresa se mund të jetë gjallë.
Ndërkohë është publikuar edhe një audio-mesazh e lojtarit që besohet të ketë folur para se aeroplani të humb kontrollin në rrugëtim e sipër drejt Uellsit.
Ndryshe, Cardiffi ka pranuar që të paguaj 17 milionë euro për lojtarin pas kalimit të testimeve mjekësore. /Telegrafi/