Telegrafi

Ish drejtuesja e kërkimit në Google, merr drejtimin e Yahoo!

Ish ekzekutivi i Google, Marissa Mayer tani ka marrë pozitën e drejtoreshës ekzekutive në Yahoo, ndërsa ajo njihet si lojtare kyçe në zhvillimin e produkteve kryesore të Google, si punëtorëve të kompanisë.

Kjo llogaritet si lëvizje shumë e mirë e Yahoo-së, edhe pse kompania ka vuajtur shumë viteve të fundit dhe nuk do të jetë e leht për Mayer që t’i rikthejë pozitën kompanisë së re.

Mayer ka qenë drejtuese e kërkimeve në Google, dhe më pas, ajo ka marrë përsipër pjesën e shërbimeve të lokacionit në Google, si Maps, ndërsa tani do të jetë interesante të shihet nëse ajo mund të transformojë tërësisht Yahoo-në me përvojën dhe njohuritë që ajo i ka për tregun. / Telegrafi /