Site icon Telegrafi

Ish-bashkëlojtari i Ronaldos: Ai është si fëmijë 12 vjeçar

Cristiano Ronaldo ka mentalitetin e një fëmije 12 vjeçar sipas ish shokut të skuadrës, Manchester United, Mads Timm.

Timm ka kaluar gjashtë vite në Old Trafford nga viti 2000, por bëri vetëm një paraqitje me ekipin e parë dhe atë në Ligën e Kampionëve përballë Maccabi Haifas.

Ai ka qenë në huazim gjatë kësaj kohe edhe në Viking, Lyn dhe Walsall.

“Mentalisht, ai ma kujton një fëmijë 12 vjeçar. Mendoj që atij nuk i intereson çfarë thonë njërit për të dhe kjo është arsyeja pse ai ka mbijetuar në futboll dhe ka arritur”.

“Ai është krejtësisht indiferent në anën kolektive”.

“Për të ishte gjithmonë ‘Unë, Unë, Unë’, sot pas gjithë këtij suksesi, ai ende mërzitet kur ndonjë lojtar i ekipit të tij shënon, e jo ai”, shkroi Tim në biografinë e tij te Red Devil. /Telegrafi/

Exit mobile version