Telegrafi

Ish-agjenti: Verratti nuk ekziston më për mua

FLORENCE, ITALY - NOVEMBER 07: Marco Verratti of Italy looks on prior to the training session at Italy club's training ground at Coverciano on November 7, 2017 in Florence, Italy. (Photo by Claudio Villa/Getty Images)

Ish-agjenti i Marco Verratti, Donato Di Campli ka thënë se ylli i Paris Saint-Germainit nuk ekziston më për të.

Reprezentuesi italian largoi agjentin e tij të gjatë në favor të Mino Raiolas në verën e vitit të kaluar.

Por, kjo lëvizje nuk është pritur mirë nga ish-agjenti i tij, i cili ka lëshuar fjalë të rënda dhe thumba në drejtim të tij.

Lexo po ashtu Formacioni më i shtrenjtë i lojtarëve që mbetën jashtë botërorit, 543 milionë euro mungojnë në ‘Rusia 2018’ (Foto)

“Ishte përvoja më e keqe në jetën time me PSG”, ka thënë fillimisht Donato Di Campli teksa ankohej duke folur për gazetën Tuttosport.

Ish-agjenti, Verratti dhe presidenti i PSG-së, Al-Khelaifi

“Nuk ka vlerësim në botën tonë, kjo më lëndon keq. Verratti nuk ekziston më për mua”.

“Lojtarët janë në një lloj burgu të artë që ata nuk duan të heqin dorë – kontrata të caktuara janë të pamundura diku tjetër”.

Lexo po ashtu Xavi: Tre lojtarë të Cityt, dy të PSG-së dhe një i Bayernit kanë ADN-në e Barçës

“Kështu që ata qëndrojnë atje përkundër faktit që Ligue 1 është një ligë kukullash”, përfundoi agjenti italian.

Ndryshe, Verratti vendosi të qëndrojë te PSG pas përmirësimit të kushteve të kontratës edhe pse u kërkua me ngulm nga Barcelona. /Telegrafi/