Site icon Telegrafi

Ish-agjenti i FBI-s zbulon një truk që përdorin kamerierët për të dyfishuar bakshishin e tyre

Një ish-agjent i FBI-s, i njohur si Chris Voss thotë se ekziston një truk të cilin kamarierat e përdorin për të fituar bakshish më shumë nga klientët.

Ai siç duket iu referua një studimi të vitit 2003 ku ishin të përfshirë stafi i kamarierëve.

Gjysmës së stafit iu kërkua të merrnin porositë si zakonisht derisa gjysma tjetër e stafit duhet të përsërisnin porositë e klientëve.

@nudgepod“Don’t be fooled by this sales trick.” That’s what Chris Voss taught me on the latest episode on Nudge. He explained why I’ve been overtipping, and why most of us struggle to get a raise.

♬ original sound – Nudge Podcast

Pra nëse një klient porosiste një hamburger, kamerieri duhet të përsëriste atë që ka thënë klienti: “Një hamburger a po?”.

Sipas studimit nga Universiteti i Nijmegenit, duke bërë këtë do të thoshte që kamerieri do të shihte që bakshishi i tyre të rritej me 70 për qind.

Ky truk priret nga tendenca e njerëzve për të pëlqyer të tjerët që veprojnë sikur ata, edhe nëse kamerierët përsërisin porosinë e klientit në restorant.

Sipas ish-agjentit, ky quhet ‘pasqyrim’ dhe rrit bakshishin duke bërë që klienti të mendojë se kamerieri është më i pëlqyeshëm.

Sigurisht, mund të ketë arsye të tjera pse mund të jepet përshtypja e shërbimit të mirë, pasi dikush sugjeroi se përsëritja e porosisë i ndihmon klientët të kuptojnë se janë dëgjuar siç duhet. /Telegrafi/

Exit mobile version