Delegatët e Kuvendit tё VI-tё zgjedhor tё degës sё Organizatës sё Veteranëve tё Luftës sё UÇK-së nё Prizren njëzëri kanë zgjedhur Isa Berishën pёr kryetar tё kësaj dege.
Sipas njoftimit tё veteranëve, nё Kuvendin e mbajtur tё dielën, kanё qenё tё ftuar gjithsej 152 veteranё tё UÇK-sё, ndërkohë qё tё pranishëm kanё qenё 127 delegatё, tё cilёt krahas kryetarit kanё zgjedhur edhe Kёshillin Drejtues. Ndёrsa nё takimet e ardhshme pritet qё tё zgjedhet kryesia dhe organet tjera, raporton Telegrafi.
Kryetari i degёs sё OVL tё UÇK nё Prizren, Isa Berisha duke shprehur mirёnjohjen pёr besimin e dhёnё nga veteranёt ka vlerёsuar se ёshtё ngarkuar me njё pёrgjegjёsi tё madhe.
“Do tё jem nё shërbim tё tё gjithë veteranëve pa përjashtim se nga cila Brigadë apo rajon janё. Do tё kem përgjegjësi mbrojtjen e vlerave tё pa kontestueshme tё UÇK-sё”, ka thёnё Berisha.
Nё tё njëjtën kohё ka shprehur mirënjohje edhe pёr drejtuesit e mëparshëm tё degës sё OVL tё UÇK-sё nё Prizren. /Telegrafi/