Dy skuadrat e para në Grupin C, Irlanda Veriore dhe Gjermania do të përballen mes vete.
Kampionët e botës Gjermania zë pozitën e parë me pikët maksimale pas tetë ndeshjeve 24.
Ndërkohë Irlanda ndodhet në pozitën e dytë dhe sipas gjitha gjasave do të luaj në ‘Play-Off’, për kualifikimin.
Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Hannover, gjermanët triumfuan me rezultat të pastër 2-0 falë golave nga Julian Draxler dhe Sami Khedira.
Formacionet zyrtare:
Irlanda Veriore: McGoven, McLaughlin, Evans, McAuley, Hodson, Brunt, Evans, Davis, Norwood, Magennis, Lafferty.
Gjermania: Ter Stegen, Plattenhardt, Hummels, Boateng, Kimmich, Rudy, Goretzka, Kroos, Draxler, Muller, Wagner. /Telegrafi/