Site icon Telegrafi

Irlanda shkarkon Martin O’Neillin dhe Roy Keanen

Martin O’Neill dhe ndihmësi Roy Keane pas rezultateve zhgënjyese janë shkarkuar nga Republika e Irlandës.

Irlandezët kanë shënuar vetëm një fitore në 11 ndeshjet e fundit dhe kanë rënie një kategori më poshtë në Ligën e Kombeve.

Barazimi i fundit me 0-0 ndaj Danimarkës do të thotë se nuk kanë shënuar në katër ndeshjet e tyre të fundit për herë të parë në 22 vjetët të fundit.

Tifozët kanë qenë të indinjuar me këto rezultate dhe kanë filluar të vërshëllejnë lojtarët e tyre, e cila gjë ka bërë që veprojnë shpejt krerët e federatës së Irlandës.

Sipas RTE, vendimi për të shkarkuar dyshen erdhi pas një takimi midis shefit të federatës, John Delaney dhe menaxherit, O’Neill.

Në këtë formë i është dhënë fund punës pesëvjeçare të dy trajnerëve dhe tani do të kenë mjaft kohë për të gjetur një pasues pasi që ndeshjet e ardhshme ndërkombëtare do të zhvillohen në muajin mars të vitit të ardhshëm.

Ndryshe, Irlanda u rendit në vendin e fundit të renditjes tabelore të grupit të katërt të Ligçë B me vetëm dy pikë dhe goldallim minus katër. /Telegrafi/

Exit mobile version