Shorti i 1/8 ka vënë përballë Francën me Irlandën, në një ndeshje ku ka vend edhe për hakmarrje.
Me siguri që përballja Francë- Irlandë është e veçantë dhe me shumë emocion do ta presin francezët, e me më shumë emocione irlandezët, që kujtojnë eliminim në Play -Offin e Botërorit të 2010 me një gol të Willan Gallas në pozicion jashtë lojë, në një aksion ku ishte vërtet sensacionale prekja e topit me dorë nga Thiery Henry.
Në atë kohë trajner i irlandezëve ishte Trapatoni dhe ajo ndeshje u kthye në një çështje diplomatike, ku irlandezët bënë një kërkesë formale për ta zhvilluar ndeshjen përsëri, por që më pas u refuzua.
Edhe gazetat franceze flasin për një llogari të mbetur pezull mes këtyre dy kombëtareve, për shkak të atij goli të pavlefshëm, që i garantoi Francës në shtesë kualifikimin duke lënë jashtë Botërorit, Irlandën.
Gjithçka u pa nga miliona spektatorë, por jo nga gjyqtari dhe zhurma pas ndeshjes ishte e garantuar, me Federatën Irlandeze që kërkoi përsëritjen e ndeshjes.
FIFA tha jo, e madje sipas L’Equipe u pagoi dhe 4 milionë euro irlandezëve për të mbyllur çështjen.
Më pas Franca në atë Kampionat Botëror kishte humbur që në fazën e grupeve dhe kishin ndodhur shumë skandale. /Telegrafi/