Site icon Telegrafi

Iraniania konfrontohet me klerikun që tentoi ta raportojë për mosvendosjen e shamisë – e detyron edhe t’i fshijë pamjet nga telefoni

Një iraniane është filmuar nga kamerat e sigurisë duke u konfrontuar me një burrë, që e filmoi pa mbulesë në kokë brenda një spitali.

Mediat lokale raportojnë se gruas i kishte rënë mbulesa në tokë derisa po kujdesej për foshnjën e saj, por një klerik e filmoi me qëllimin që ta raportojë rastin tek “policia e moralit”, transmeton Telegrafi.

Megjithatë pasi mësoi se ishte filmuar, iu vu pas klerikut të cilin e ndali në gjysmë të korridorit duke e detyruar t’i fshijë pamjet nga telefoni i tij.

Videoja nxiti edhe më shumë debat rreth ligjeve të rrepta në Iran, sa i përket kodit të veshjes për femrat.

Rasti më i fundit ishte ai i 23-vjeçares Mahsa Amini, e cila ndërroi jetë derisa ishte në paraburgim.

Ajo ishte arrestuar për shkak të nuk e kishte vendosur si duhet shaminë në kokë, derisa ishte në hapësira publike. /Telegrafi/

 

Exit mobile version