Në mes të protestave për vrasjen e një gruaje të re iraniane, Mahsa Amini, për “mbajtjen e pahijshme të hixhabit”, në rrjetet sociale u shfaq një video e një gruaje që u sulmua nga dy burra.
Në videon nga kamerat e vëzhgimit, shihet një grua iraniane duke ecur e vetme në rrugë, pas së cilës dy burra i afrohen dhe fillojnë ta godasin.
Burri që i është afruar i pari ka tentuar ta godasë gruan me shkelma, ndërsa i dyti është afruar dhe ka filluar ta godasë me shuplakë.
Mirëpo, kjo nuk përfundoi ashtu siç prisnin sulmuesit, sepse gruaja iraniane u mbrojt me guxim dhe i goditi, derisa burrat nga një lokal aty pranë i erdhën në ndihmë dhe ndaluan konfliktin.
Zwei Männer gehen auf eine Frau los, weil sie kein Kopftuch trägt. Schaut euch an, wie sie sich wehrt. #IranProtests2022 #IranRevolution pic.twitter.com/C1Cjhjs59O
— Shoura Hashemi (@ShouraHashemi) October 13, 2022
Gruaja iraniane nuk ishte e veshur me hixhab, ndaj supozohet se kjo është arsyeja pse burrat e sulmuan atë në mes të rrugës.
Kujtojmë, Irani është tronditur prej gati një muaji nga demonstratat e dhunshme që nisën pasi policia e moralit vrau 22-vjeçaren, Mahsa Amini, e cila më parë ishte arrestuar për veshje të pahijshme të hixhabit.
Policia sillet brutalisht me demonstruesit në protesta dhe ende nuk dihet numri i të vdekurve në këto përleshje.
Protestantët djegin automjete, dhe gratë djegin hixhabet e tyre dhe presin flokët. Shumë disidentë iranianë në mbarë botën pohojnë se gjithçka duket si një kryengritje masive kundër islamistëve në pushtet. /Telegrafi/