Irani ka shënuar fitore të pabesueshme ndaj Marokut në fund të takimit pas një tollovie në zonë. Sfida përfundoi me rezultat 1-0 dhe kjo ishte fitorja e parë në histori e Iranit në një Kampionat Botëror.
Dueli i parë i Grupit B u zhvillua në stadiumin fantastik të St. Petersburgut ku tifozë të dyja kombëtareve u mblodhën për të parë atë që është edhe ndeshja më e rëndësishme.
Kjo pasi që dy kombëtaret që llogariten jofavorite në Grupin B kërkuan pikët e plota.
Dominimi i takoi Marokut që njihet për stilin e lojës mjaft ofanziv, duke krijuar dy-tri gjysmë raste në fillim të pjesës së parë.
Por, në fund të fraksionit ishte ylli iranian, Azmoun, ai që doli para portierit me mundësi të artë për epërsinë, duke huqur rastin më të mirë të takimit.
Në pjesën e dytë ishte Maroku që vazhdoi me dominimin dhe Ziyech ishte ai që rrezikoi me gjuajtje, por portieri Beriranvand ishte në top formë.
Kur të gjithë menduan se ndeshja do përfundonte pa gola, një harkim i rrezikshëm e gjen kokën e Bouhaddouz i cili realizoi në portën e gabuar një autogol për 1-0 dhe fitoren e madhe të iranianëve (90+5′).
Me këtë fitore Irani ka kryesimin në Grupin B dhe do ta kërkojë kualifikimin tutje në përballjet ndaj Spanjës dhe Portugalisë. E këto dy përfaqësuese përplasen sonte nga ora 20:00. /Telegrafi/
FT Bouhaddouz owner goal gives 🇮🇷 their own goal against Morocco 🇲🇦
Iran 1-0 Morocco#WorldCup2018 pic.twitter.com/HGo3zX3uoj— Digital Definition (@DDGAfrica) June 15, 2018