Ministria e Jashtme e Iranit thotë se sulmet izraelite ndaj “disa qendrave ushtarake” në vend janë një “shkelje e qartë” e ligjit ndërkombëtar.
Ministria përmes një deklarate të lesuar për media pohoi se Teherani “ka të drejtë dhe detyrim ligjor që të mbrohet nga aktet e huaja të agresionit”, shkruan skynews.
“Republika Islamike e Iranit thekson përdorimin e të gjitha kapaciteteve materiale dhe shpirtërore të kombit iranian për të mbrojtur sigurinë dhe interesat e saj jetike, si dhe për të qëndruar përballë detyrimeve të saj ndaj paqes dhe sigurisë rajonale, si edhe përgjegjësinë individuale dhe kolektive të të gjitha vendeve në rajon për të mbrojtur paqen”, thuhet në deklaratë.
Ministria e Jashtme tha se operacionet e Izraelit në Gaza dhe Liban janë “shkaku kryesor i tensionit dhe pasigurisë” në Lindjen e Mesme.
Irani i bëri thirrje edhe një herë anëtarëve të OKB-së të ndërmarrin “veprime urgjente dhe kolektive” kundër asaj që e quajti “shkelje të rënda të ligjit ndërkombëtar dhe Kartës së OKB-së”.
Ndryshe, qeveria iraniane ka bërë të ditur se si pasojë e sulmeve izraelite kanë vdekur dy ushtarë dhe tre punonjës të fabrikës së dronëve në Shamsabad. /Telegrafi/
Israel strikes targets linked to missile production in Iran.
Over 100 planes were involved in the attack on Iran on Saturday, including the cutting-edge F-35.
About 20 targets were hit, including damage to Iran’s air defense system and missile production facilities. pic.twitter.com/4rBSZKZWcN
— NEXTA (@nexta_tv) October 26, 2024