Irani mbështet Houthit në Jemen ndërsa SHBA-ja beson se iranianët janë “thellësisht të përfshirë” në planifikimin e sulmeve të Houthive kundër anijeve të mallrave në Detin e Kuq.
Me këtë në mendje, ndoshta nuk është befasuese që ministri i jashtëm i Iranit ka lavdëruar veprimet Houthi “kundër Izraelit” në Detin e Kuq.
Madje, ai shtuar se Jemeni është “i përkushtuar ndaj sigurisë detare dhe anijeve”.
Në një mesazh në platformën X të premten në mbrëmje, Hossein Amir-Abdollahian tha se “veprimi i Jemenit në mbështetjen e grave dhe fëmijëve të Gazës dhe kundërshtimi ndaj gjenocidit të regjimit izraelit është i lavdërueshëm”.
Ai gjithashtu i kërkoi SHBA-së të “ndërpresë menjëherë” mbështetjen e Izraelit – në vend që të nisë sulmet në Jemen – “në mënyrë që siguria të kthehet në të gjithë rajonin”.
Ndryshe, SHBA-ja dhe Britania e Madhe kanë nisur një ofensivë ndaj grupit Houthi pas sulmeve të njëpasnjëshme ndaj anijeve të mallrave dhe karburanteve në Detin e Kuq. /Telegrafi/
اقدام يمن در حمايت از زنان و کودکان غزه و مقابله با نسلکشی رژیم اسراییل قابل تحسين است.
صنعا به امنيت دریایی و كشتيرانی کاملا پایبند است.
کاخ سفید بجای حمله نظامی به یمن، باید همراهی همهجانبه نظامی و امنیتی با تلآویو-علیه مردم غزه و کرانه باختری-را فورا متوقف کند تا امنیت به…— H.Amirabdollahian امیرعبداللهیان (@Amirabdolahian) January 12, 2024