Site icon Telegrafi

Irani ka tashmë 50 mijë viktima nga coronavirusi

Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga coronavirusi në Iran kapërceu shifrën prej 50 mijë të shtunën derisa 321 viktima të reja u regjistruan brenda 24 orëve të fundit.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, numri i rasteve në zonën më të prekur në Lindjen e Mesme arriti në 1 milion.

Ekspertët e huaj thonë se menaxhimi i pandemisë së coronavirusit mund të lehtësohet me anë të një vaksine efektive.

Kompania amerikane Pfizer në bashkëpunim me firmën gjermane BioNTech njoftuan se vaksina e tyre rezultoi 95 për qind efektive. Efikasitet pothujase të ngjashëm ka edhe vaksina e kompanisë amerikane Moderna.

Ndërkohë shteti i Bahreinit njoftoi se kishte autorizuar përdorimin emergjent të vaksinës Pfizer dhe BioNTech. /Telegrafi/

Exit mobile version