Irani besohet t’i ketë dërguar Rusisë mbi 200 raketa tjera balistike – lëvizje kjo që sipas ekspertëve të sigurisë do të nënkuptonte “eskalim dramatik” të partneritetit me Moskën në fushën e mbrojtjes.
Një anije ruse ka bërë transportimin e raketave me rreze të mesme Fatah-360, duke lëvizur nga porti i Teheranit në Detin Kaspik, transmeton Telegrafi.
Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë, prej kohësh kanë pasur frikë se Irani po e furnizon Rusinë me raketa balistike.
Deri më tani forcat e Vladimir Putinit janë furnizuar nga Irani me dronë kamikaz – si dhe predha të artilerisë dhe municion të kalibrit të ndryshëm.
Duke folur në një event në Londër, drejtori i CIA-s, William Burns tha se “nëse Irani do të dërgonte raketa balistike, kjo do të rriste në mënyrë dramatike partnerin e Rusisë dhe Iranit në fushën e mbrojtjes”.
Ai gjithashtu theksoi se lufta Rusi-Ukrainë gjithashtu ka demonstruar ndikimin e teknologjisë në fushëbetejë. /Telegrafi/