Muzeu irakian i cili vite më parë u demolua nga xhihadistët e organizatës terroriste “Shteti Islamik”, duke shkatërruar artefakte, sërish është hapur për qytetarët.
Muzeu në Mosul, qytetin e dytë më të madhin në Irak, ka hapur ekspozitën e artistit Omer Kiss në sallën e rinovuar, katër vite pasi që pjesëtarët e ISIS-it e shkatërruan, transmeton Telegrafi.
“Shteti Islamik” kishte okupuar Mosulin në vitin 2014, kurse muzeu ishte ndër caqet e para sepse konsideronin që artefaktet paraqesin “zotërat e rrejshëm dhe idhuj” dhe se kinse nuk janë brenda kornizave të asaj çfarë ata kanë mësuar.
Me çekiçë kishin shkatërruar skulptura mbi 3 mijë vjeçare dhe vepra tjera të artit të vlefshme për historinë e njerëzimit Por atë çfarë nuk kanë shkatërruar, e kanë shitur me qëllim që të financojnë këtë organizatë terroriste.
Ushtria irakiane ka arritur ta marrë nën kontroll qytetin në vitin 2017 dhe prej asaj po mundohen që t’ia rikthejnë shkëlqimin këtij muzeu apo të paktën të ngjajë siç ishte dikur. Megjithatë, pjesa më e madhe e objektit vazhdon të jetë i mbyllur. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=E-yrfNEv-uE&feature=emb_title