Iraku dhe Arabia Saudite rihapën kalimin kufitar pas 30 vitesh, pasi të dy vendet rinovuan marrëdhëniet e tyre diplomatike.
Kalimi kufitar Arar u mbyll në vitin 1990 pasi diktatori irakian, Saddam Hussein pushtoi Kuvajtin.
Kufiri u hap të mërkurën në prani të zyrtarëve irakianë dhe sauditë, raporton aljazeera.
Ministri i Brendshëm irakian, Otman al-Ganeimi mori pjesë në ceremoninë e hapjes në emër të kryeministrit, Mustafa al-Qadimi.
Marrëdhëniet midis Irakut dhe Arabisë Saudite janë përmirësuar në vitet e fundit, ku zyrtarët e lartë të dyja vendeve kanë shkëmbyer vizita. /Telegrafi/