Site icon Telegrafi

IPKO me internet dhe TV digjital edhe në fshatra

Në njoftimin e bërë më herët për konsumatorët e saj në Facebook, IPKO ka thënë se rrjeti i saj i shërbimeve fikse (internet dhe TV digjital) tashmë është shtrirë edhe në fshtarat; Lismir (Fushë Kosovë), Babush (Lipjan), Gllogoc (Lipjan), Korishë (Prizren), Malishevë (Gjilan), Krushë e Madhe (Rahovec).

Ndërsa për zgjerimin e rrjetit edhe për vendbanimet tjera, IPKO ka thënë se tashmë rrjetin e saj e ka zgjeruar edhe në Qyshk të Pejës, në rrugën tranzit të Rahovecit, si dhe në Komunën e Shtimes, dhe se kompania është duke u përgatitur që shërbimet e saj fikse t’i ofrojë edhe në shumë zona të tjera rurale në të cilat rrjeti i kompanisë IPKO nuk ka qenë prezent deri më tani, raporton Express.

Në prezantimin e fundit të rezultateve të biznesit të saj, IPKO ka thënë se sipas të dhënave zyrtare kompania mban zotëron rreth 50 për qind të tregut të internetit dhe mbi 52 për qind të tregut të televizionit kabllor digjital në Kosovë. (Telegrafi)
 

Exit mobile version