Telegrafi

IPKO mbështet edukimin, ofron qasje falas në Wikipedia

Pas lansimit zyrtar të iniciativës, qasja në Wikipedia Zero do të jetë pa pagesë për të gjithë përdoruesit e telefonisë mobile IPKO dhe në dispozicion në çdo kohë, nga çdo cep i Kosovës – pasi që rrjeti mobil i kompanisë ofron mbulueshmëri të plotë dhe të qëndrueshme në të gjithë vendin, dhe nga çdo shfletues i uebit mobil.

Në përputhje me qëllimin kryesor të programit, ambicia e kompanisë IPKO është që të ndihmojë në uljen e gjitha pengesave të mundshme për qasje në edukimin pa pagesë, dhe në ndërkohë t’i ndihmojë Kosovës të ketë sukses me përpjekjet e saj për integrim në hapësirën botërore digjitale.

“Si lider i inovacionit në Kosovë, IPKO gjithnjë do të synojë që të jetë operatori i parë mobil i cili i sjell mundësitë dhe teknologjitë më të mira për qytetarët e Kosovës. Prandaj, qasja pa pagesë në Wikipedia do të jetë një mjet fuqizues për popullsinë e re dhe të mirë-informuar për teknologji” ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv i kompanisë IPKO.

Wikipedia Zero vjen në Kosovë edhe si rezultat i iniciativës së Fondacionit IPKO, i cili për të dytin vit me radhë organizon Wiki Academy, ngjarjen e cila e promovon krijimin e përmbajtjes për Kosovën në Wikipedia.

“Wikipedia Zero do tu jap kosovarëve qasje pa pagesë në informata dhe edukim, çoftë në shkolla apo kudo tjetër që ata mund të jenë. Gjithashtu, iniciativa do tu ofrojë kosovarëve mundësi për të kontribuar me njohuritë dhe eksperitzën e tyre në përmbajtjen e re për Kosovën, e cila do të paraqitet në njërën nga TOP 5 faqet globale. Ky hap i rëndësishëm nga IPKO është një shpërblim i jashtëzakonshëm për të gjithë kontribuesit e Wiki Academy II dhe kosovarëve të cilët kontribuojnë në Wikipedia” ka thënë Teresa Crawford, Presidente e Bordit të Drejtorëve në Fondacionin IPKO.

Enciklopedia shumë-gjuhëshe online është njëra ndër faqet më të mëdha në botë për referenca në internet, dhe renditet si njëra nga pasuritë më të mëdha të internetit në mbarë botën. Përveç Wikipedia Zero, IPKO gjithashtu ofron qasje mobile dhe pa pagesë edhe në Facebook Zero dhe Twitter SMS.

Përveç rritjes së bazës së përdoruesve prej 30 për qind, arritja kryesore e vitit 2013 në telefoninë mobile ka qenë edhe lansimi zyrtar i 3G-së dhe shtrirja dhe zgjerimi i shpejtë i rrjetit, i cili deri në fund të vitit 2014 do të mbulojë më shumë se 53 për qind të territorit dhe 80 për qind të popullsisë, duke mundësuar një përvojë unike dhe internet pakrahasueshëm më të shpejtë shpejtë mobil në Kosovë. / Telegrafi /